Carlos Sainz fiton Çmimin e Madh të Australisë - Gazeta Express
string(46) "carlos-sainz-fiton-cmimin-e-madh-te-australise"

Carlos Sainz fiton Çmimin e Madh të Australisë

Sporte tjera

Gazeta Express

24/03/2024 10:11

Ferrari me në krye pilotin spanjoll, Carlos Sainz fituan Çmimin e Madh të Australisë në Formula 1.

Sainz fitoi garën e tretë sezonale, duke pasur rikthim fantastik, pasi është ende duke u rikuperuar pasi iu nënshtrua operacionit të apendiksit dhe është jashtë kontratës për sezonin e ardhshëm.

Lexo Edhe:

Spanjolli la në pozitën e dytë shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc.

Lando Norris i McLaren përfundoi në pozitën e tretë, ndërsa rezultat fantastik pati edhe shoku i tij australian Oscar Piastri që u rendit i katërti.

Lewis Hamilton u tërhoq shkaku i dështimit të motorit, ndërsa fatkeqësitë nuk u ndalën për Mercedesin, pasi shoku i tij i skuadrës George Russell u përplas në xhiron e fundit.