Capital T shfaqet i shtrirë në prehrin e një vajze dhe ua theu zemrat të gjitha fanseve të tij - Gazeta Express
string(94) "capital-t-shfaqet-i-shtrire-ne-prehrin-e-nje-vajze-dhe-ua-theu-zemrat-te-gjitha-fanseve-te-tij"

Capital T shfaqet i shtrirë në prehrin e një vajze dhe ua theu zemrat të gjitha fanseve të tij

Gazeta Express

09/11/2020 14:59

Capital T është në qendër të vëmendjes së mediave sa herë që flitet për jetën e tij personale. Së fundmi këngëtari ka ndarë në rrjete sociale një foto që me siguri ka thyer zemrat e shumë vajzave.

Capital T ka publikuar në Instagram një imazh të tij, në të cilin shihet i shtrirë në prehrin e një vajze. Kësaj të fundit nuk ja ka zbuluar portretin, sepse ajo e ka mbuluar gjithë fytyrën me flokë.

Lexo Edhe:

“Më pëlqen mënyra si jetoj”, ka shkruar Capital T dhe kaq ka mjaftuar që fansat të vërshojnë në komente.

Ndërkohë i ftuar disa javë më parë në spektaklin “Shiko kush luan” reperi bëri një deklaratë të fortë dashurie duke u shprehur për të dashurën e zemrës “të dua shumë”.

Prej kohësh reperi është përfolur për një lidhje dashurie me modelen e njohur, Adrola Dushi. Gjithçka nisi nga bashkëpunimi mes tyre për këngën “C’est la vie” dhe më pas shenjat i çuan të gjithë fansat drejt përfundimit se ka lindur një romancë e bukur.

Ndërkohë para disa javësh ata u panë bashkë në Tiranë dhe kaluan disa ditë me njëri-tjetrin në kryeqytet.

Megjithatë as njëri dhe sa tjetri nuk kanë preferuar të japin shumë detaje rreth këtyre lajmeve, por kanë thënë se kanë thjesht raport miqësor.