Calhanoglu: Interi shumë më i fortë se Milani, Ibrës si kanë hije komentet fyese - Gazeta Express
string(78) "calhanoglu-interi-shume-me-i-forte-se-milani-ibres-si-kane-hije-komentet-fyese"

Calhanoglu: Interi shumë më i fortë se Milani, Ibrës si kanë hije komentet fyese

Futboll

Gazeta Express

22/06/2022 22:59

fyese, duke insistuar se Inter kanë “një skuadër shumë më të fortë” se Milan dhe ka treguar që ai i ka thënë Simone Inzaghit që ka “kontribuar” në humbjen e derbit

Calhanoglu mbrojti ngjyrat e Milanit nga 2018 deri më 2021, ku ai u largua si lojtar pa kontratë pasi që dështoi të rinovojë kontratë të re, duke kaluar tek rivalët e tyre të qytetit, Inter.

Lexo Edhe:

“Ishte shumë e vështirë, pasi që është i njëjti qytet por me ngjyra të ndryshme, por kam punuar shumë dhe e kam ditur që ishte një mundësi e mirë që t’i bashkohem kampionëve në fuqi në Itali”, tha ai për Tivibu Spor.

“Pastaj kur skuadrës që ju bashkova nuk e fitoj Scudetton dhe klubi i imë i vjetër e bëri, njerëzit mendonin se ishte faji imë. Jam shumë i lumtur në Inter, megjithatë, mbështetja e fansave është shumë e madhe. Kam luajtur në Milan për katër vite, por askush se ka brohoritur emrin tim në tribuna, kurse tani ndodh çdo herë edhe kur jam në nxehje në Inter”.

Ai kishte deklaruar se po shkon në Inter për ta fituar Scudetton, kështu që natyrisht kjo e bënte target për tallje kur Kuqezinjtë e fituan Serie A.

Veçanërisht, Ibrahimovic ishte parë duke bërë thirrje fyese kundrejt Calhanoglu, kurse tifozët tundin në erë një kukull të reprezantuesit turk.

“Ai është 40 vjeçar, jo 18, kështu që unë nuk do të bëjë të tilla gjëra në moshën e tij. Ai kërkon të marrë vëmendje. Ai nuk kontribuojë në fitoren e Scudettos këtë sezon, ai mezi luajtu, por bëri gjithçka që të jetë në qendër të vëmendjes”.

“Interi janë shumë skuadër më e fortë së Milan”, insistoi ai. “Ne humën një derbi që e ndryshoi rrjedhën e lojës pasi në minutën e 75 doli jashtë Ivan Perisic. Ne po fitonim 1-0 dhe pastaj humbëm 2-1, kështu që trajneri kontribuoj në këtë humbje dhe këtë ia kam thënë. Në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ne e mposhtëm Milanin 3-0”. /GazetaExpress/