Caktohen gjyqtarët e xhiros së 31-të të Superligës - Gazeta Express
string(50) "caktohen-gjyqtaret-e-xhiros-se-31-te-te-superliges"

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 15:05

Caktohen gjyqtarët e xhiros së 31-të të Superligës

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 15:05

Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Ndeshjen mes Prishtinës dhe Llapit do ta drejtojë gjyqtari kryesor Lirim Jashari, kurse atë mes Gjilanit e liderit Ballkani, Dardan Çaka.

Lexo Edhe:

Kurse, Dukagjini – Drita do të drejtohet nga Alban Shala, kryesor, shkruan “Gazeta Express”.

Këto tri ndeshje do të luhen të dielën.

Ndërkaq, të shtunën duelin mes Fushë Kosovës dhe Lirisë do ta gjykojë Genc Nuza si kryesor, e ballafaqimin mes Feronikelit ’74 me Malishevën do ta drejtojë Mervan Bejtullahu.

Të gjitha ndeshjet e fundjavës do të nisin në orën 15:00. /Gazeta Express/