“Çadrën që na sollën e mbysnin pleshtat, po jetojmë në korridor... afër tualetit” - Gazeta Express
string(75) "cadren-qe-na-sollen-e-mbysnin-pleshtat-po-jetojme-ne-korridor-afer-tualetit"

“Çadrën që na sollën e mbysnin pleshtat, po jetojmë në korridor… afër tualetit”

Gazeta Express

12/07/2020 21:52

Ka rreth 5 muaj që jeton e banon në këtë koridor të vogël ngjitur me banjon. Bëhet fjalë për familjen e Rifat Dukës në lagjen “Grumbullimi” në Fushë-Krujë.

Në këtë barake që çfarë bie jashtë të futet brenda jetojnë 4 veta ku njëri nga fëmijët  e kësaj familje është edhe i sëmurë e me probleme të ndryshme.

Lexo Edhe:

I shembin shtëpinë pasi do realibitohej shtati i lumit “Zezë në Fushë-Krujë ku siç thotë edhe kryefamiljare Rifat Duka që është pro ndërtimit ku ja prishën gjysmën e shtëpisë duke i premtuar që do t’ia rindërtonin shumë shpejt.

Ai thotë se kur më prishën shtëpinë më sollën këtë çadër ku nuk mund të rrinim asnjë sekond pasi ishte gjithë pleshta e mbante erë të keqe, ai gjithashtu thotë se kam qenë disa herë tek kryetari i bashkisë Krujë dhe të gjitha herët vetëm premtime boshe dhe asgjë konkrete./tv ora