Butrinti rikthehet me Kiaren? - Gazeta Express
string(28) "butrinti-rikthehet-me-kiaren"

Yjet

Gazeta Express

29/01/2021 22:49

Butrinti rikthehet me Kiaren?

Yjet

Gazeta Express

29/01/2021 22:49

Butrint Imeri ka bërë një postim tepër interesant sonte në Instagram

Këngëtari kosovar ka postuar dorën e tij në të cilën shihen ca buzë që janë lënë nga buzëkuqi i një femre.

Por, Express ka mësuar se buzët në dorën e Butrintit janë buzët e Kiara Titës, modelës shqiptare e cila kishte luajtur në një klip të Butrintit më parë.

Butrinti dhe Kiara janë përfolur për një lidhje të tyre pas klipit, një lidhje që është mohuar nga çifti.

Por, thashethemet për një lidhje të re në mes të tyre tashmë janë rikthyer në skenë dhe Butrinti mund të jetë në lidhje me modelën e njohur.

Kujtojmë se Butrinti pati një sukses të madh me këngën e tij të fundit, “Phanton” e cila ka kaluar më shumë se 13 milionë klikime në youtube.com. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement