Butrint Imeri mban premtimin për Glorian e "Dua të bëj të lumtur" - Gazeta Express
string(63) "butrint-imeri-mban-premtimin-per-glorian-e-dua-te-bej-te-lumtur"

Butrint Imeri mban premtimin për Glorian e “Dua të bëj të lumtur”

Muzike

Gazeta Express

18/07/2021 0:16

Këngëtari Butrint Imeri ka mbajtur sonte një premtim për Glorian, një fanse e tij të cilën ai e kishte befasuar në emisionin “Dua të bëjë të lumtur”

Këngëtari kishte dhënë një intervistë për emisionin e Arbana Osmanit në Top Channel më 17 prill.

Lexo Edhe:

Gloria vuante nga një tumor në tru derisa ajo është një fanse e madhe e këngëtarit Butrint Imeri. Në atë emision Butrinti ishte emocionuar shumë për historinë e Glorias, e cila kishte treguar të gjitha peripecitë e saj në luftë kundër këtij tumori.  

Gjatë kësaj interviste Butrinti i kishte premtuar Glorias së në koncertin e tij të parë në Shqipëri ai do ta ftonte atë në koncert.

Këtë premtim Butrinti e ka mbajtur pasi që sonte Gloria ka qenë e ftuar e tij dhe vajza ishte tepër e lumtur nga ftesa e këngëtarit. Përpos që ai e ka ftuar në koncert Glorian ai i dha asaj edhe një dhurata, një iPad të bukur.

Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve Butrinti ka pasur disa koncerte të mëdha nëpër vende të ndryshme të Kosovës kurse tashmë ka filluar koncertet edhe në Shqipëri.

Kënga e tij “Dale” bashkë me Ledri Vulën dhe Kidën është njëra prej hiteve më të mëdha këtë verë dhe deri me tani ka arritur në më shumë se 18 milionë klikime. /GazetaExpress/