Burri rrezikon të dënohet me 10 vjet burg dhe 50 mijë euro, pasi hodhi macen në det - Gazeta Express
string(82) "burri-rrezikon-te-denohet-me-10-vjet-burg-dhe-50-mije-euro-pasi-hodhi-macen-ne-det"

Fun

Gazeta Express

04/05/2022 8:08

Burri rrezikon të dënohet me 10 vjet burg dhe 50 mijë euro, pasi hodhi macen në det

Fun

Gazeta Express

04/05/2022 8:08

Një burrë grek mund të dënohet me 10 vite burg pasi ka hedhur në det një mace.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur në ishullin Evia, në një restorant në bregdet. Në video shihet se si greku e afron macen me një copë peshk dhe në momentin që macja i shkon afër, ai e shkelmon në det.

Lexo Edhe:

Videoja u bë virale dhe shkaktoi indinjatë në Greqi, me shumë njerëz që kërkuan nga qeveria që të ndërhynte. Një ditë pas publikimit të saj, u njoftua nga autoritetet arrestimi i personit që kreu këtë veprim.

Ligji grek parashikon që në raste të dhunës ndaj kafshëve, të ketë një dënim deri në 10 vite burg dhe gjithashtu një gjobë prej 50 000 eurosh./A2CNN