Burri më i vjetër në botë jeton në Ballkan - Gazeta Express
string(42) "burri-me-i-vjeter-ne-bote-jeton-ne-ballkan"

Burri më i vjetër në botë jeton në Ballkan

Gazeta Express

30/05/2020 10:37

Një ditë më parë, në moshën 112 vjeçare, u nda nga jeta Robert Weighton, nga Anglia, i cili ishte burri më i vjetër në botë.

Daily Mail shkruan tashmë se Dumitru Comanescu, nga Rumania bëhet burri më i vjetër në botë. Ai ka lindur më 8 nëntor të vitit të largët 1908, 111 vjeç e 203 ditë.

Lexo Edhe:

“Jam i nderuar dhe i bekuar që jam zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë dhe përfaqësoj Rumaninë në nivelin më të lartë. Është e jashtëzakonshme”, është shprehur 111-vjeçari.

Sekreti i jetëgjatësisë së tij: “Dashuria ndaj gruas djemve dhe nipër e mbesave”, kështu shprehet Dumitru Comanescu.