Burke: Një Kosovë e qëndrueshme është çelësi për sigurinë e rajonit, NATO s'ka plan t'i reduktojë trupat - Gazeta Express
string(100) "burke-nje-kosove-e-qendrueshme-eshte-celesi-per-sigurine-e-rajonit-nato-ska-plan-ti-reduktoje-trupat"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 10:22

Burke: Një Kosovë e qëndrueshme është çelësi për sigurinë e rajonit, NATO s’ka plan t’i reduktojë trupat

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 10:22

Komandanti i ri i forcave të përbashkëta të NATO-së në Napoli, Robert Burke, ka thënë se çelësi për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit është një “Kosovë e qëndrueshme”.

Burke ka thënë se mandati i KFOR-it mbetet i pandryshueshëm dhe se NATO nuk planifikon që të reduktojë misionin e saj në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ne vazhdojmë që të sigurojmë një ambient të qetë për të gjithë komunitetet në Kosovë dhe të garantojmë lirinë e lëvizjes për të mirën e njerëzve në Kosovë”, ka thënë Burke për portalin e Këshillit për Politika Strategjike.

Ai gjithashtu ka shtuar se NATO vazhdon ta mbështesë dialogut Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e BE’së si mënyra e vetme për një zgjidhje të përhershme të kësaj çështje.

Komandanti i NATO-së ka shtuar se do ta respektojnë në plotëni Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara

“KFOR mbetet i përqendruar në kryerjen e detyrave sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB të vitit 1999 dhe Marrëveshjes Ushtarako-Teknike, në mënyrë që të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka potencuar Burke.

Burke në këtë intervistë gjithashtu ka folur edhe për bashkëpunimin që NATO ka me ushtrinë e Serbisë dhe për ushtrimet e përbashkëta që i bëjnë./GazetaExpress/