Bujar Osmani ia çon një mesazh Arben Taravarit pas shpalljes së fitores - Gazeta Express
string(71) "bujar-osmani-ia-con-nje-mesazh-arben-taravarit-pas-shpalljes-se-fitores"

Bujar Osmani ia çon një mesazh Arben Taravarit pas shpalljes së fitores

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 22:02

Bujar Osmani, kandidat i Frontit Evropian për president të Maqedonisë së Veriut, ka shpallur fitoren e këtij fronti në kampin shqiptar.

Në garën e përgjithshme, Osmani është renditur i treti.

Lexo Edhe:

Ai ka pasur një mesazh për Arben Taravari, kandidatin tjetër shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut.

Osmani i tha se kanë pasur një fushatë të ndershme, duke i kërkuar Taravanit që ta pranojë humbjen.

“Arben pavarësisht goditjeve, patëm një fushatë të ndershëm dhe që me dinjitet sot të pranohet humbja dhe po ashtu edhe fitorja. Vullneti i popullit është ai që përcakton. Duhet të pranojmë këtë vullnet për mesazhin që e dërguan sot shqiptarët dhe të gjitha komunitetet tjera”, ishte mesazhi i Osmanit. /Gazeta Express