Burnley ka arritur të marrë një pikë të rëndësishme në udhëtim te Bournemouth, duke luajtur baras 1-1 në kuadër të javës së 17-të të Ligës Premier.
Ndeshja u karakterizua nga tension dhe presion i vazhdueshëm, teksa skuadra e drejtuar nga Scott Parker po përballet me një krizë të rezultateve këtë sezon. Rezultati i barabartë u vendos në minutat e fundit të ndeshjes.
Heroi i Burnley-t ishte Armando Broja, i cili hyri në lojë në minutën e 65-të dhe shënoi golin e barazimit në minutën e 90-të, duke siguruar rezultatin përfundimtar 1-1.
Ky ishte goli i parë i Brojës këtë sezon në Premier League, pas 11 ndeshjeve të luajtura.
Megjithatë, për Burnley kjo ishte ndeshja e tetë radhazi pa fitore, duke e lënë skuadrën në pozitën e parafundit në tabelë (19) me 11 pikë.
Xhiro e ardhshme do të jetë një sfidë vendimtare për ta, kur do të jenë nikoqir të Evertonit. /GazetaExpress