Britney Spears e “bën përsëri” – zhvishet e tëra në plazh - Gazeta Express
string(53) "britney-spears-e-ben-perseri-zhvishet-e-tera-ne-plazh"

Britney Spears e “bën përsëri” – zhvishet e tëra në plazh

Yjet

Gazeta Express

25/10/2022 22:53

Britney Spears ka publikuar një tjetër foto, ku shfaqet krejtësisht e zhveshur. 40-vjeçarja ka pozuar në një plazh me rërë dhe ka përdorur ‘emoji’ me lule për të mbuluar gjoksin e saj.

Për përshkrimin e postimit të saj, Britney shtoi tre ’emoji’ me buzëkuq dhe shkronjat “MX”, duke iu referuar një udhëtimi në Meksikë.

Ndërkohë shumë ndjekës i kanë kërkuar këngëtares të ndalonte postimin e fotove të tilla ku shihej tërësisht e zhveshur. Pasi djali i saj adoleshent, Jayden, i kishte kërkuar nënës së tij të ndalonte postimin e përmbajtjes eksplicite gjatë një interviste për ITV News.

“Është pothuajse sikur ajo duhet të postojë diçka për të tërhequr vëmendjen. Kjo ka vazhduar për vite dhe vite dhe kjo në fakt mund të mos ndalet kurrë”, u shpreh ai. /abcnews.al/