Britania mund të mbetet në karantinë deri në qershor - Gazeta Express
string(52) "britania-mund-te-mbetet-ne-karantine-deri-ne-qershor"

Britania mund të mbetet në karantinë deri në qershor

Gazeta Express

29/03/2020 8:16

Një zyrtar i lartë britanik ka paralajmëruar se vendi i tij mund të detyrohet të qëndrojë në karantinë deri në qershor për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vetëm të shtunën, 260 persona vdiqën në Britani nga sëmundja e re, duke e çuar në 1019 numrin e përgjithshëm të viktimave, ndërsa mbi 17 mijë persona janë infektuar.

Lexo Edhe:

Disa figura të larta qeveritare kanë paralajmëruar se koronavirusi mund ta arrijë majën në prill me rreth 5700 viktima.

Megjithatë, profesori Neil Ferguson thotë se britanikët duhet të qëndrojnë të mbyllur për tre muaj të plotë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

“Ne do të jemi të detyruar t’i mbajmë këto masa për një periudhë të konsiderueshme kohore, ndoshta deri në fund të majit, ndoshta deri në fillim të qershorit”, tha këshilltari kryesor për epidemi i qeverisë britanike.

Kryeministri Boris Johnson, i cili edhe vetë është infektuar me koronavirus, pritet të mbajë një fjalim dhe të bëjë thirrje për respektim të masave të izolimit nga qytetarët.