Brazilianët e Juventusit largohen nga Italia - Gazeta Express
string(44) "brazilianet-e-juventusit-largohen-nga-italia"

Brazilianët e Juventusit largohen nga Italia

Gazeta Express

28/03/2020 10:04

Sandro dhe Danilo janë lejuar të udhëtojnë për Brazil

Pasi karantina përfundoi dje, për shkak të COVID-19, lojtarët e Juventusit janë duke u kthyer te familjet e tyre.

Lexo Edhe:

Dyshja Alex Sandro dhe Danilo raportohet se kanë lënë Torinon për të udhëtuar në vendlindje, ashtu si Douglas Costa, Gonzalo Higuain, Sami Khedira dhe Miralem Pjanic javën e kaluar.

Derisa Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi janë ende duke u rikuperuar nga koronavirusi, kurse Paulo Dybala thotë se ndihet shumë më mirë.

“Zonja e Vjetër” ende s’ka konfirmuar asgjë lidhur me rinisjen e stërvitjeve, gjitha klubet po i shtyjnë për shkak të gjendjes së rëndë në Itali ku deri më tani kanë vdekur afër 10 mijë persona. /Gazeta Express/