Lahi Brahimaj, kandidat për deputet i AAK-së dhe partnerëve të koalicionit, u ka bërë thirrje simpatizantëve që të marrin pjesë në tubimin e koalicionit në Gjakovë, aktivitet ky që do të mbahet sot nga ora 17:30, në Palestrën e Sporteve “Shani Nushi”.
“Ejani dhe t’ju tregojmë se ata që e dënun Gjakovën për katër vite, nuk kanë vend më në Gjakovë”, tha Brahimaj përmes një video-adresimi.