Jemi mësuar të shohim lëvizje dhe pikë të ndryshme të fituara në sportin e tenisit.
Por, një shërbim të tillë, s’ia kanë parë sytë askujt deri tash.
Maxime Cressy s’do të harrohet kurrë me “asin” gjenial dhe të paparë ndonjëherë që ia bëri kundërshtarit Christopher Eubanks, shkruan “Gazeta Express”.
Edhe pse në fund humbi nga bashkëkombësi i tij, 1:2 në sete (7-5, 6-7 e 4-6), pa dyshim që Cressy ishte figura kryesore e meçit.
Have you EVER seen a serve do this? ?
— Tennis TV (@TennisTV) March 11, 2022
Wild…#IndianWells pic.twitter.com/zMvmzCx7vz
Pra, derisa të përfundojë turneu, do të mbahet në mend se çka bëri Cressy në setin e dytë me këtë veprim.
Kjo ndodhi në turneun Masters të Indian Wells, që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Cressy me këtë rast e siguroi “asin” numër 475 në karrierën e tij, 235 prej tyre arritën vetëm në vitin 2022.
Por, dyshojmë seriozisht nëse do të mund ta bëjë një tjetër shërbim si ky në karrierën e tij. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...