Borrell: BE, sanksione të tjera ndaj Bjellorusisë nëse pranon armët bërthamore - Gazeta Express
string(76) "borrell-be-sanksione-te-tjera-ndaj-bjellorusise-nese-pranon-armet-berthamore"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2023 23:46

Borrell: BE, sanksione të tjera ndaj Bjellorusisë nëse pranon armët bërthamore

Lajme

Gazeta Express

26/03/2023 23:46

BE-ja i ka kërkuar Bjellorusisë të mos pranojë armë bërthamore ruse, duke thënë se mund të përballet me sanksione të mëtejshme nëse e bën diçka të tillë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell u shpreh se pranimi i armëve bërthamore nga Bjellorusia, do të nënkuptonte një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe kërcënim për sigurinë evropiane.

Lexo Edhe:

“Një Bjellorusi që pret armë bërthamore ruse do të nënkuptonte një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe kërcënim për sigurinë evropiane. Bjellorusia ende mund ta ndalojë atë, është zgjedhja e tyre. BE-ja është e gatshme të përgjigjet me sanksione të mëtejshme”, shkroi Borrell në Twitter.

Të shtunën Presidenti Vladimir Putin njoftoi planet e Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje./abcnews.al