Forca Ndërkombëtare e Sigurisë (ISF) ka mirëpritur anëtarët e rinj nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët do të angazhohen në mbështetjen e përpjekjeve për sigurinë në Gaza.
Në njoftimin e publikuar nga Bordi i Paqes, është bërë e ditur se pjesëtarët e FSK-së do të kontribuojnë në fusha si logjistika dhe çështjet civile.
“ISF mirëpret anëtarët më të rinj nga Forca e Sigurisë së Kosovës në ekip. Ata do të mbështesin përpjekjet e sigurisë në Gaza në fusha të tilla si logjistika dhe çështjet civile”, thuhet në njoftimin e Bordit të Paqes.
Ky angazhim vjen në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për mbështetjen e strukturave të sigurisë dhe administrimit civil në Gaza. /Gazeta Express
The #ISF welcomes the newest members of the Kosovo Security Force to the team. They will support the Gaza security effort in areas such as logistics and civil affairs.#StabilityStartsHere pic.twitter.com/Pv0xWif4Gz
— Board of Peace (@BoardOfPeace) July 12, 2026