Boksieri serb e shfaq fytyrën e ënjtur dhe syrin e mbyllur pasi u rrah nga boksieri shqiptar - Gazeta Express
string(92) "boksieri-serb-e-shfaq-fytyren-e-enjtur-dhe-syrin-e-mbyllur-pasi-u-rrah-nga-boksieri-shqiptar"

Boksieri serb e shfaq fytyrën e ënjtur dhe syrin e mbyllur pasi u rrah nga boksieri shqiptar

Boks

Gazeta Express

25/03/2023 12:26

Boksieri shqiptar Bernardin Jakaj e ka regjistruar mbrëmë një fitore speciale në boksin profesionist.

Jakaj e mposhti boksierin serb, Marko Nikolic në meçin e zhvilluar të Austri, në përvjetorin e 24-t të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Shqiponja shqiptare” e dominoi meçin dhe ia doli ta rrëzonte kundërshtarin njëherë në dysheme, por ky i fundit nuk u dorëzua dhe qëndroi deri në fund.

Fituesi pastaj u përcaktua me vendim unanim të gjyqtarëve.

E sot, boksieri serb e ka postuar sot një fotografi të tij në rrjetet sociale, duke shkruar “Mirëmëngjesi”, duke ia përcjellë asaj edhe një zemër.

Ndërkohë, në foto shihet fytyra e tij e ënjtur dhe njëri sy i mbyllur tërësisht nga goditjet e fuqishme të boksierit shqiptar, shkruan “Gazeta Express”.

Për 25-vjeçarin nga Kosova kjo ishte fitorja e 14-të në boksin profesionist, në kategorinë gjysmë të rëndë, nga po aq meçe të zhvilluara deri më tani.

E për Nikolicin ishte humbja e tretë, krahas 30 fitoreve. /Gazeta Express/