Boksierët kosovarë kërkojnë kualifikimin në Lojërat Olimpike - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

06/03/2020 14:59

Me i fundit

Boksierët kosovarë kërkojnë kualifikimin në Lojërat Olimpike

Sport

Gazeta Express

06/03/2020 14:59

Ekipi përfaqësues i Kosovës në sportin e boksit shpreson t’i arrijë katër kouta në kualifikimet Olimpike evropiane në Londër, garë kjo që fillon më 14 mars.

Boksierët kosovarë – Donjeta Sadiku (60 kg), Shpëtim Bajoku (63 kg), Patriot Behrami (69 kg) dhe Besart Pireva (75 kg) – do ta kenë përkrahjen e dy trajnerëve Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi në këtë garë, transmeton Gazeta Express.

Ky ekip i Kosovës do të niset për në Londër më 12 mars, ndërsa deri atëherë do t’i vazhdojë përgatitjet për këtë garë në Prishtinë. Këtë lajm e ka bërë të ditur Federata e Boksit e Kosovës.

Këta katër konkurrues do të garojnë për pikë Olimpike në Londër.

Në kategorinë e vajzave nga 51 deri në 60 kilogramë, ku garon Donjeta Sadiku, kouta do të marrin gjashtë boksierët e para dhe do të kualifikohen për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ndërsa, në kategorinë e djemve, nga 52 deri në 63 kilogramë, ku garon Shpëtim Bajoku, kouta do të marrin tetë të parët – në kategorinë 69 deri në 81 kilogramë, ku garojnë Patriot Behrami dhe Besart Pireva, koutë marrin gjashtë të parët. /Gazeta Express/