Bogdanoviq: Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet në Kosovë, është sikur Hamasi të kandidojë në Jerusalem - Gazeta Express
string(105) "bogdanoviq-pjesemarrja-e-listes-serbe-ne-zgjedhjet-ne-kosove-eshte-sikur-hamasi-te-kandidoje-ne-jerusalem"

Bogdanoviq: Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet në Kosovë, është sikur Hamasi të kandidojë në Jerusalem

Lajme

Gazeta Express

14/10/2023 14:10

Politikani opozitar serb Boban Bogdanoviq, njëherit sekretar i përgjithshëm i Institutit për Strategji Euro-Atlantike, e ka krahasuar Listën Serbe me Hamasin.

Sipas Bogdanoviq, pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjdhjet në Kosovë, është e njëjta gjë sikur Hamasi të kandidonte për zgjedhje në Jerusalem.

Lexo Edhe:

“Përpiquni të imagjinoni HAMAS-in që kandidon për zgjedhje në Jerusalem. Është njësoj sikur Lista Serbe të shkojë në 🇽🇰 zgjedhjet! Ky do të ishte një provokim i pastër dhe i rrezikshëm terrorist me pasoja të pallogaritshme! Komuniteti serb do të jetë sërish në kthetrat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Bogdanoviq.