Dy burra u gjetën të vdekur dje në rrugët e Prishtinës - Gazeta Express
string(54) "dy-burra-u-gjeten-te-vdekur-dje-ne-rruget-e-prishtines"

Dy burra u gjetën të vdekur dje në rrugët e Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 10:06

Dy raste të personave të vdekur në rrugë janë raportuar dje në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Në mëngjes një grua lajmëroi policinë se ka parë një burrë të shtrirë në rrugë. . Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin  ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

Lexo Edhe:

“Prishtinë / 27.03.2024-06:40.  Një femër kosovare  ka raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë. Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin  ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar.  Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në mesditë, u raportua për një burrë tjetër të shtrirë në rrugë e ku ekipi mjekësor më pas ka konstatuar vdekjen e tij.

“Prishtinë/  27.03.2024-13:00. Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë viktima mashkull kosovar. Në vendin  e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Policia ndërkaq ka nisur hetimet për këto vdekje. /Express/