Blinkeni thotë se vendet e G7 ishin “të përkushtuara për të ulur tensionet” midis Izraelit dhe Iranit - Gazeta Express
string(99) "blinkeni-thote-se-vendet-e-g7-ishin-te-perkushtuara-per-te-ulur-tensionet-midis-izraelit-dhe-iranit"

Blinkeni thotë se vendet e G7 ishin “të përkushtuara për të ulur tensionet” midis Izraelit dhe Iranit

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 14:06

Antony Blinken merr pjesë në një takim në takimin e Ministrave të Jashtëm të G7 në ishullin Capri, Itali, më 19 prill.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken merr pjesë në një takim në takimin e Ministrave të Jashtëm të G7 në ishullin Capri, Itali, më 19 prill.

Lexo Edhe:

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se vendet e G7  ishin “të përkushtuara për të ulur tensionet” midis Izraelit dhe Iranit.

“Ne jemi të përkushtuar për sigurinë e Izraelit. Ne jemi gjithashtu të përkushtuar për të de-përshkallëzuar — për t’i dhënë fund këtij tensioni”, tha Blinken.

Ai kështu u shpreh gjatë një konference për shtyp në përfundim të takimit të grupit në Capri të Italisë.

Blinkeni tha gjithashtu se vendet ndanë “një angazhim për të kërkuar llogari nga Irani”, raporton CNN.

Ai tha se kombet dënuan sulmet e fundjavës së Iranit ndaj Izraelit.

Sekretari amerikan i quajti ato sulme “të paprecedentë në shtrirje dhe shkallë; shtrirje sepse ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Izraelit nga Irani, përmasa sepse përfshinte më shumë se 300 municione, përfshirë raketa balistike”.