Blinken porosi të qartë Kurtit e Vuçiqit nga Norvegjia: Veproni me përgjegjësi, ecni përpara - Gazeta Express
string(90) "blinken-porosi-te-qarte-kurtit-e-vuciqit-nga-norvegjia-veproni-me-pergjegjesi-ecni-perpara"

Blinken porosi të qartë Kurtit e Vuçiqit nga Norvegjia: Veproni me përgjegjësi, ecni përpara

Lajme

Gazeta Express

01/06/2023 15:49

Sekretari Amerikan Antony Blinken në një konferencë për media në Oslo pas një takimi me shefat e diplomacisë së vendeve anëtare të NATO-s, i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Kosovë. Blinken ka thënë se veprimet e marra së fundi çojnë Kosovën dhe Serbinë në drejtim të gabuar, shkruan Gazeta Express.

“Eskalimi atje dhe veprimet e marra i çojnë të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, në drejtim të gabuar,  sepse përgjigja që po kërkojmë është de-eskalimi, evitimi i veprimeve të njëanshme dhe kthimi në procesin e normalizimit të udhëhequra nga BE. Kjo është ajo që u premton të dyja palëve integrim në strukturat euroatlantike në të ardhmen”, ka thënë Sekretari Blinken, raporton Express.

Lexo Edhe:

Ai tutje ka shtuar se SHBA-ja ka qenë e qartë në shprehjen e shqetësimit të saj për veprimet që janë marrë dhe se brengat ia kanë paraqitur liderëve të përfshirë në këtë situatë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti.

Shefi i diplomacisë amerikane ka thënë se presin që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të ecet përpara.

“Kemi qenë shumë të qartë në brengat tona për veprimet që janë ndërmarrë së fundi. Ua kemi thënë këtë direkt liderëve të involvuar, përfshirë kryeministrit Kurti.  Presim nga të dy që të veprojnë me përgjegjësi dhe të ecin përpara”, ka thënë Blinken./GazetaExpress/