Kreatorja dhe stilistja kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova ka prezantuar në rrjetet e saj sociale pjesë të koleksionit të ri derisa ka treguar edhe për shpërndarjen e këtyre kreacioneve në qendrat më të rëndësishme të modës në botë
Këto kreacione ajo i ka prezantuar në disa postime që ka bërë në Instagram ku ka treguar që në Florida ka prezantuar njç stil që i përshtatet stilit të veshjeve të përditshme.
“Ndoshta, ju keni nevojë që të shkoni paksa më ndryshe diku”, ka shkruar ajo poshtë kësaj fotoje.
Ndërkohë, kreatorja kosovare dje paraqiti edhe koleksionin e ri të uniformave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).
Kreatorja ka thënë se për këtë kishte analizuar praktikat e vendeve më të zhvilluara derisa kishte pasur konsulta edhe më ekspertët më të mirë të fushës.
“Sot prezantova zyrtarisht modelet e reja të uniformave zyrtare dhe solemne për gardianët e Kosovës”, ka shkruar ajo në postimin e publikuar në Instagram.
Blerina përpos kësaj e ka qenë e angazhuar derisa javëve të fundit derisa ka paraqitur koleksione të reja në vende të ndryshme të botës, si në; Paris, New York, Londër, Milano, etj.












Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...