Blerim Kuqi ngre shqetësime për Ligjin e Shtetësisë: Neni 31 i miratuar nga VV e Lista Serbe, mund të ndikojë në strukturën demografike të Kosovës - Gazeta Express
string(144) "blerim-kuqi-ngre-shqetesime-per-ligjin-e-shtetesise-neni-31-i-miratuar-nga-vv-e-lista-serbe-mund-te-ndikoje-ne-strukturen-demografike-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 14:36

Blerim Kuqi ngre shqetësime për Ligjin e Shtetësisë: Neni 31 i miratuar nga VV e Lista Serbe, mund të ndikojë në strukturën demografike të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 14:36

Blerim Kuçi, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj Ligjit për Shtetësinë, duke e cilësuar Nenit 31 si të dëmshëm dhe me pasoja afatgjata për Kosovën.

Kuçi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe kanë miratuar Ligjin Nr. 10/L-023 për Shtetësinë, duke theksuar se ky ligj mund të kalonte edhe pa mbështetjen e Listës Serbe, pasi sipas tij, VV ishte në koalicion me komunitete të tjera joshumicë.

Sipas Kuçit, problemi kryesor qëndron te Neni 31 i ligjit, i cili parasheh që Republika e Kosovës ua njeh të drejtën e shtetësisë të gjithë qytetarëve të ish-RSFJ-së që kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës më 1 janar 1998, si dhe pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë, pavarësisht vendbanimit aktual apo shtetësisë që posedojnë.

“Ky nen mund të mundësojë marrjen e shtetësisë së Kosovës edhe për persona që kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale apo paramilitare gjatë luftës, duke ngritur shqetësime për ndikime demografike dhe politike në vend”, shkruan Kuqi.

Kuçi ka paralajmëruar se ky ligj, sipas tij, mund të sjellë “inflacion demografik të kontrolluar nga Serbia”, potencial për manipulim zgjedhor, si dhe hapje të rrugës për pretendime të shumta pronësore.

“I pajustifikueshëm. I dëmshëm”, ka shkruar ai, duke shtuar se nëse merr besimin e qytetarëve si deputet, veprimi i tij i parë do të jetë inicimi i një interpelance për diskutimin dhe ndryshimin e këtij ligji.

Advertisement
Advertisement
Advertisement