Biftek me erëza të lehta, receta perfektë - Gazeta Express
string(40) "biftek-me-ereza-te-lehta-receta-perfekte"

Fun

Gazeta Express

14/06/2022 22:04

Biftek me erëza të lehta, receta perfektë

Fun

Gazeta Express

14/06/2022 22:04

Prerjet e holla të biftekut janë të përkryera për mbrëmje gjatë javës, sepse përveç që janë plot shije ato gjithashtu gatuhen shpejt.

Një kombinim me erëza me shije dhe marinim e kompletojnë specialitetin e biftekut,duke bërë atë një vakt të denjë për një rast të veçantë.

Në këtë formë  në një rast aq të veçantë sikurse dita e babait përgatitja e biftekut me patate do lë mbresa të thella.

Përgatitja fillon me marinimin e biftekut në salcën e sojës, pasi fillon të thahet masa,e lyejmë me farë të koprës, kripë dhe piper të zi. Gatuani biftekun derisa të skuqet mirë nga të dyja anët në 120°gradë.

Në enën tjetër bluani farat, sigurohuni t’i mbani ato të trashë të mos bëhen pluhur. Kjo ndihmon për të krijuar një shtresë kur zihet mishi dhe ndihmon në parandalimin e djegies së erëzave. Më pas i grijmë pjesërisht bishtajat e bizeles dhe i gatuajmë në një tigan me qepë të grirë shtojmë lëkuren e limonit dhe majdanozin.

Shijoni dhe rregulloni me kripë dhe piper, më pas transferojeni në një pjatë. Pritini hollë biftekun, më pas vendosini fetat në pjatë pranë bizeleve të grira. Lyejeni me vaj dhe shërbejeni me copa limoni.

Sallata e ngrohtë është një bazë perfekte për biftekun, të cilin e spërkasim me përzierjen e erëzave për të dyfishuar shijen. Një gotë kos dhe bukë e ngrohtë do të përmbyllin vaktin në mënyrë të përsosur.

Biftek me erëza dhe bizele

Përgatitja: 45 minuta

Përbërësit:

1½ kg biftek i sheshtë, i prerë në 3 ose 4 pjesë

¼ filxhan salcë soje

2 lugë fara kopër, të bluara trashë

Kripë Kosher dhe piper i zi i bluar

6 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, të ndara, plus shtesë për t’u shërbyer

1 tufë qepë, të prera hollë

2 lugë çaji lëvore limoni të grirë, ¼ filxhan lëng limoni, dhe copa limoni për t’u shërbyer

1 filxhan majdanoz i freskët

Advertisement
Advertisement
Advertisement