Besar Durmishi: Sot festojmë sepse kemi rezultat historik - Gazeta Express
string(56) "besar-durmishi-sot-festojme-sepse-kemi-rezultat-historik"

Maqedoni

Gazeta Express

25/04/2024 13:22

Besar Durmishi: Sot festojmë sepse kemi rezultat historik

Maqedoni

Gazeta Express

25/04/2024 13:22

Besar Durmishi nga Koalicioni Vlen e ka quajtur rezultat historik votimin e një dite më parë për President në Maqedoninë e Veriut . Ata kandiduan me Arben Taravarin.

“Sot po festojmë sepse kemi arritur rezultat historik. Sot festojmë me vota të pastërta shqiptare, ndërsa BDI me presione, shantazhe dhe me vota të blera nga minoritetet” tha Durmishi .

Lexo Edhe:

Ai tha se strukturat e tyre u angazhuan dhe dhanë maksimumin e mundshëm.

“Ky rezultat nuk paraqet diferencë në deputet, prandaj me 8 maj ia japim goditjen e fundit BDI-së!” tha Durmishi.

Vlen ndryshimi dhe forca me 8 maj! është shprehur ai.