Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurosong me këngën “Zemrën n’dorë” - Mal Retkoceri fiton çmimin e parë të jurisë - Gazeta Express
string(115) "besa-kokedhima-perfaqeson-shqiperine-ne-eurosong-me-kengen-zemren-ndore-mal-retkoceri-fiton-cmimin-e-pare-te-jurise"

Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurosong me këngën “Zemrën n’dorë” – Mal Retkoceri fiton çmimin e parë të jurisë

Muzike

Gazeta Express

23/12/2023 0:49

Janë ndarë çmimet për edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSH

Çmimi i parë që është ndarë ka qenë çmimi për “Debutantin më të mirë”, të cilin e ka fituar grupi Piter Pan.

Pas këtij çmimi është ndarë “Çmimi i Kritikës” të cilin e ka fituar Martina Serreqi me këngën “Me ty”.

Në fund është ndarë “çmimi i jurisë popullore” por para saj i është ndarë çmimi i tretë të cilin e ka fituar Shpat Deda.

Pas kësaj është ndarë edhe “çmimi i dytë” e që e ka fituar Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”.

Çmimi i parë që është dhënë nga juria, apo “Nota muzikore e artë” është fituar nga Mal Retkoceri.

Kurse kënga që ka shkuar në Eurosong, të cilën e zgjodhën publiku shqiptarë, ishte kënga e “Zemrën n’dorë” që këndohet nga Besa Kokëdhima. /GazetaExpress/