Besa Famgas kampione pa asnjë humbje - Gazeta Express
string(36) "besa-famgas-kampione-pa-asnje-humbje"

Besa Famgas kampione pa asnjë humbje

Sporte tjera

Gazeta Express

05/05/2022 23:39

Besa Famgas ka vazhduar dominimin e plotë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa të enjten në Prishtinë e fitoi titullin e kampionit për edicionin 2021/2022.

Madje këtë titull e ka fituar në mënyrë të veçantë, duke mos lëshuar asnjë pikë gjatë gjithë kampionatit. Pasi fitoi 18 ndeshjet e pjesës së rregullt të kampionatit, skuadra pejane i fitoi edhe dhjetë ndeshje në Superligën A.

Lexo Edhe:

Në gjysmëfinale të plejofit e mposhti dy herë Rahovecin, ndërsa bilanc të njëjtë kishte edhe ndaj Prishtinës në finale të plejofit. Për Besën e Pejës është titulli i nëntë rresht.

Është i 16-ti pas luftës, ndërsa dy tituj të tjerë i kishte fituar në vitet e nëntëdhjeta. Ndeshjen e dytë finale, Besa e fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 38:34. 15 minutat e parë u takuan vendasve që ishin në epërsi të lehtë. Por më pas pejanët u mobilizuan dhe shkuan në pushim me epërsi prej 19:15.

Lojtarët e Prishtinës e kanë dhënë më të mirën edhe në pjesën e dytë, por pa rrezikuar epërsinë e mysafirëve. Egzon Gjuka i shënoi 9 gola për Besën. 8 i kishte Kastriot Jupa, derisa 5 i realizoi Deniz Terziqi.

Agon Bajqinovci ishte më efikasi te Prishtina me 8 gola. Nga 5 i shënuan Vlerson Zherka e Yll Visoka.