Bes Kallaku konfirmon i përlotur ndarjen nga Xhensila Myrtezaj: Jemi si dy të huaj - Gazeta Express
string(81) "bes-kallaku-konfirmon-i-perlotur-ndarjen-nga-xhensila-myrtezaj-jemi-si-dy-te-huaj"

Rozë

Gazeta Express

26/03/2024 8:15

Bes Kallaku konfirmon i përlotur ndarjen nga Xhensila Myrtezaj: Jemi si dy të huaj

Rozë

Gazeta Express

26/03/2024 8:15

Prej kohësh përflitet një ndarje në mes të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.

Kjo u aludua vazhdimisht në mediat shqiptare e faqet rozë, por nuk kishte konfirmuar asgjë deri më tani.

Lexo Edhe:

Kësaj radhe ka qenë komediani e këngëtari i cili konfirmoi një gjë të tillë në programin më të ri, ‘Ferma VIP’.

Ai tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me këngëtaren e famshme shqiptare.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Gocën e shoh më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jeton me ish-bashkëshorten. Po mërzitem ndonjëherë, njeriut i ndodhin ca gjëra, ca situata në jetë që nuk i ka pritur. Edhe është e vështirë kjo. E rëndësishme është të jenë mirë”, u shpreh ai.

I njëjti theksoi: “Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”.

Besi dhe Xhensila vlen të ceket se kanë bashkë dy fëmijë: Ajkën dhe Amen.