Berisha e Zeneli vizitojnë Ambasadën e Kosovës në Francë - Gazeta Express
string(56) "berisha-e-zeneli-vizitojne-ambasaden-e-kosoves-ne-france"

Futboll

Gazeta Express

25/01/2021 21:09

Berisha e Zeneli vizitojnë Ambasadën e Kosovës në Francë

Futboll

Gazeta Express

25/01/2021 21:09

Valon Berisha dhe Arbër Zeneli aktualisht janë të lënduar, ndërsa nuk morën pjesë në ndeshjen e djeshme të Reimsit në Ligue 1. Atë e ndjekën së bashku nga shtëpia.

Ndërsa, sot ata ishin në kryeqytetin francez, Parisin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Atje, dy yjet e Kosovës vizituan Ambasadën e Kosovës në Francë dhe u takuan me ambasadorin, Qëndrim Gashi.

“Kënaqësi e veçantë të jem mysafir bashkë me Arbër Zenelin në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Francë. Faleminderit për mikëpritjen vëllazërore, zoti ambasador Qëndrim Gashi” – shkroi Berisha në profilin e tij në Facebook.

/Gazeta Express/