Behrami ia dërgon Gjykatës Speciale flamurin dhe stemën e Kosovës përmes postës, kërkon të vendosen në objektin e Gjykatës - Gazeta Express
string(121) "behrami-ia-dergon-gjykates-speciale-flamurin-dhe-stemen-e-kosoves-permes-postes-kerkon-te-vendosen-ne-objektin-e-gjykates"

Zgjedhjet

Gazeta Express

07/02/2025 19:25

Behrami ia dërgon Gjykatës Speciale flamurin dhe stemën e Kosovës përmes postës, kërkon të vendosen në objektin e Gjykatës

Zgjedhjet

Gazeta Express

07/02/2025 19:25

Kandidati i PDK-së për deputet, njëherësh ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, gjatë ditës së sotme ka nisur një kërkesë drejtuar Gjykatës Speciale.

Ai përmes Postës së Kosovës i ka dërguar flamurin dhe stemën e Kosovës, Gjykatës Speciale, dukë kërkuar që ato të vendosen në objektin e Gjykatës Speciale, por edhe brenda ambientit ku zhvillohet procesi gjyqësor.

“Është e pafalshme që kjo Gjykatë dënon në emër të popullit të Kosovës dhe nuk vendos simbolet e shtetit tonë”, ka thënë Behrami në reagimin e tij në facebook.

Postimi i plotë:

Të dashtun,

Përmes Postës së Kosovës, sot ia kam dërguar flamurin dhe stemën e Republikës së Kosovës Gjykatës Speciale. Që nga themelimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, kjo gjykatë asnjëherë nuk i ka vendosur simbolet shtetërore në objektin dhe nëpër gjykatore.

Gjykata Speciale kur është për me i denu shqiptarët, gjithmonë thirret në Kushtetutën e Kosovës, në ligjet e Kosovës. Ajo dënon heronjtë në emër të popullit të Kosovës.

Është e pafalshme që kjo Gjykatë dënon në emër të popullit të Kosovës dhe nuk vendos simbolet e shtetit tonë. Nuk i raporton Kosovës, por UNMIK-ut dhe EULEX-it!

Koha që kjo të ndryshojë!