Behrami: Frikën nga hija juaj nuk ua heq as Xhandarmëria - Gazeta Express
string(55) "behrami-friken-nga-hija-juaj-nuk-ua-heq-as-xhandarmeria"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 17:17

Behrami: Frikën nga hija juaj nuk ua heq as Xhandarmëria

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 17:17

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas paralajmërimeve për krijimin e Xhandarmërisë, duke e cilësuar atë si një mekanizëm për përhapjen e frikës dhe kontrollit politik.

Sipas Behramit, që nga marrja e institucioneve, qeverisja aktuale ka funksionuar përmes “përhapjes së frikës dhe joshjes”, duke shtuar se frika ka qenë historikisht një instrument politik i përdorur nga diktatorët dhe autokratët.

“Përhapja e frikës shndërrohet në armë për të suspenduar demokracinë, logjikën dhe mendimin racional. Frika e institucionalizuar është diktaturë”, ka deklaruar ai.

Behrami ka vlerësuar se modele të tilla nuk mund të vendosen në Kosovë, duke theksuar se shteti i Kosovës nuk duhet të ndërtohet mbi mekanizma që prodhojnë pasiguri dhe frikë te qytetarët.

Në reagimin e tij, ai ka përdorur edhe një mesazh politik ndaj pushtetit, duke thënë: “Frikën nga hija juaj nuk ua heq as Xhandarmëria, as policia, as ndonjë ilaç. Hijën tashmë e keni në opozitë.”

Ai ka përmbyllur deklaratën me një mesazh zgjedhor, duke thënë se më 7 qershor qytetarët do t’i japin fund, sipas tij, “periudhës më të errët të historisë së post-pavarësisë”.

Ky është postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement