Bëhet viral reagimi i Neymarit, pasi e mori vesh se u ftua nga Brazili - Gazeta Express
string(69) "behet-viral-reagimi-i-neymarit-pasi-e-mori-vesh-se-u-ftua-nga-brazili"

Futboll

Gazeta Express

19/05/2026 17:40

Bëhet viral reagimi i Neymarit, pasi e mori vesh se u ftua nga Brazili

Futboll

Gazeta Express

19/05/2026 17:40

Neymari u mbush me emocione të hënën mbrëma pasi u përfshi në listën prej 26 lojtarësh të Brazilit për Kupën e Botës.

34-vjeçari, i cili për herë të fundit ka luajtur për kombëtaren braziliane në tetor 2023, ishte në dyshim para turneut të kësaj vere për shkak të problemeve të vazhdueshme me lëndime gjatë viteve të fundit.

Madje, pasi Neymari ndjeu shqetësim në pulpë gjatë ndeshjes së Santosit ndaj Coritibas të dielën, raportet në Brazil thonë se trajneri Carlo Ancelotti kishte përgatitur dy lista të ndryshme deri në minutat e fundit.

Njëra prej tyre përfshinte Neymarin, ndërsa tjetra sulmuesin e Chelseat, João Pedro, i cili në fund mbeti jashtë listës prej 26 lojtarësh.

“Ne e kemi vlerësuar Neymarin gjatë gjithë vitit dhe kemi vënë re se kohët e fundit ai ka luajtur në mënyrë të rregullt dhe ka përmirësuar gjendjen e tij fizike,” tha Ancelotti në një konferencë për media.

“Ai ka të njëjtin rol dhe përgjegjësi si të gjithë të tjerët, por është një lojtar me përvojë. Është e vërtetë që në disa pozicione kemi dhënë përparësi përvojës”, shtoi ai.

Neymari, i cili do të marrë pjesë në Kupën e tij të katërt të Botës pas edicioneve 2014, 2018 dhe 2022, u pa dukshëm i emocionuar kur u përmend emri i tij nga Ancelotti.

Në një video të publikuar nga miku i tij i ngushtë Cris Guedes, i cili po e transmetonte momentin drejtpërdrejt, ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së shihet duke buzëqeshur dhe duke dërguar një mesazh për tifozët.

@tmcnewsbr

“EU TÔ LÁ!”: NEYMAR COMEMORA CONVOCAÇÃO AO VIVO EM LIVE 🎥 Neymar reagiu ao vivo à convocação para a Copa do Mundo de 2026 durante uma transmissão de Cris Guedes ligada à Kings League. Assim que Carlo Ancelotti confirmou seu nome na lista da Seleção Brasileira, o camisa 10 apareceu comemorando de forma eufórica. “Eu tô lá! Eu tô lá! Eu tô lá, p*!”, gritou Neymar durante a live. "A gente vai ganhar essa p*", prometeu o craque. Essa é a primeira convocação do atacante desde a chegada de Ancelotti ao comando da Seleção. Aos 34 anos, Neymar vai disputar mais uma Copa do Mundo e deve liderar o Brasil no torneio disputado nos Estados Unidos, México e Canadá. E aí: Neymar ainda é o principal nome da Seleção para buscar o hexa? 👀 ( 📹 Madhouse TV ) 📌 Siga @TMCEsporte para acompanhar tudo sobre a Seleção Brasileira 🟠 TRANSAMÉRICA AGORA É TMC 🟠 #TMCEsporte #CopaParaVoce

♬ som original – TMC

Pas fitores së Santosit ndaj Coritibas, Neymar u shpreh optimist për formën e tij.

“Fizikisht ndihem shumë mirë. Po përmirësohem nga ndeshja në ndeshje,” tha ai.

“Kanë qenë vite pune të vështirë dhe gjithashtu shumë gjëra të pavërteta që janë thënë për gjendjen time. Është shumë e trishtueshme mënyra se si flasin njerëzit”, shtoi ai.

Ai shtoi: “Kam punuar fort, në heshtje, në shtëpi, duke vuajtur për shkak të asaj që njerëzit thoshin, dhe gjithçka doli mirë. Kam arritur aty ku kam dashur, në një gjendje të mirë. Jam i lumtur me paraqitjet e mia dhe gjithçka që kam bërë deri tani”.

LISTA E BRAZILIT PËR KUPËN E BOTËS 2026:

Portierë: Alisson Becker, Ederson, Weverton

Mbrojtës: Marquinhos, Gabriel, Gleison Bremer, Leo Pereira, Roger Ibanez, Wesley Franca, Danilo, Alex Sandro, Douglas Santos

Mesfushorë: Casemiro, Bruno Guimaraes, Fabinho, Danilo, Lucas Paqueta

Sulmues: Vinicius Jr, Raphinha, Matheus Cunha, Luiz Henrique, Gabriel Martinelli, Neymar, Endrick, Rayan, Igor Thiago./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement