Begaj: Shqipëria dhe Kosova, përfaqësim të lartë të grave në jetën politike - Gazeta Express
string(73) "begaj-shqiperia-dhe-kosova-perfaqesim-te-larte-te-grave-ne-jeten-politike"

Gazeta Express

15/04/2024 14:06

Begaj: Shqipëria dhe Kosova, përfaqësim të lartë të grave në jetën politike

Gazeta Express

15/04/2024 14:06

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në forumin ndërkombëtar “Gruaja, Paqja dhe Siguria” të organizuar në Prishtinë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj e vlerësoi angazhimin ndërkombëtar të Kosovës për fuqizimin e rolit të grave, për barazinë gjinore dhe mundësitë e barabarta, si dhe për adresimin e sfidave, ndërsa propozoi që ky forum të kthehet në një platformë aleancash që mbështesin dhe sigurojnë fuqizimin dhe rolin e grave në shoqëri në mbarë botën.“Të njëjtat aleanca duhet të formohen për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas, – vijoi më tej Presidenti Begaj, – sipas së cilit, kjo dhunë nuk është vetëm një fakt i konflikteve civile, etnike, rajonale apo globale, por dhe i jetës së përditshme të qindra e mijëra familjeve në të cilat gratë përballen me keqtrajtim.”Përballë kësaj sfide duhen përpjekje kolektive, u shpreh Presidenti Begaj, i cili bëri thirrje për një fushatë intensive për të siguruar që dhuna ndaj gruas të jetë e papranueshme, e pafalshme, e dënueshme.Në vlerësimin e Presidentit Begaj, arsimimi i grave përbën një element themelor, investim që rrit kapacitetet, u hap mundësi të reja, u jep forcë, kurajë e burime që u duhen për të sfiduar mentalitete e qasje në familje dhe në proceset politike e shoqërore.“Duke mbështetur arsimimin e grave, ne investojmë në liderët e ardhshëm të fushave sfiduese”, – u shpreh Presidenti Begaj.Ndërsa kujtoi të kaluarën e përgjakshme të Ballkanit, Presidenti i Republikës kujtoi vuajtjet e grave, të cilat, siç u shpreh ai, kanë mbajtur barrën më të rëndë, pasi janë trajtuar si shënjestra të dhunës e të torturës, me qëllim poshtërimin e komuniteteve dhe spastrimin etnik.Kreu i Shtetit kërkoi dënimin e autorëve, ndërsa vlerësoi guximin e grave të mbijetuara nga lufta që dëshmuan tmerret e përjetuara.“Ne jemi sot së bashku në Kosovë për të ritheksuar vendosmërinë tonë të palëkundur për bashkëpunim, përparim e zhvillim të qëndrueshëm për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor. Ky forum përbën jo vetëm një akt të kujtesës kolektive të dhunës historike e aktuale ndaj grave në konflikte, por edhe aspiratën e përbashkët për një të ardhme ku paqja e siguria fuqizohen prej rolit dhe lidershipit të grave”, – deklaroi Presidenti Begaj.