Manchester United raportohet se është i gatshëm të paguajë klauzolën e transferimit të Gleison Bremerit.
Mbrojtësi iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2022 për 44 milionë euro nga rivali lokal, Torino, plus bonse tjera, transmeton Gazeta Express.
Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028, por në kontratë ka të përfshirë një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh.
Sipas “Corriere dello Sport”, Man United është i gatshëm ta paguajë kaluzolën e Bremerit, pasi konsideron se do të ishte një përforcim pozitiv.
“Djajtë e Kuq” gjithashtu shpresojnë se kjo mund t’u japë atyre avantazh në garën për transferimin e 27-vjeçarit.
Për Bremerin të interesuar janë edhe Chelsea, Newcastle United dhe Tottenham Hotspur.
/Gazeta Express/