I pyetur për protestat e djeshme në Tetovë, që vijnë pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të vitit 2007 për emrat e rrugëve në Tetovë, ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoni, Mihalis Rokas, tha se ajo që mbështet BE-ja janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese si organi më i lartë juridik në vend, por theksoi po ashtu se në rrugën e integrimit evropian të një vendi thelbësore janë edhe çështjet që prekin pakicat etnike.
“Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë gjyqësor në shtet. Është thelbësore që vendimet e saj të zbatohen menjëherë. Kjo është ajo që ne mbështesim. Gjithashtu çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, pakicat etnike, janë pjesë esenciale e integrimit evropian kështu që presim që institucionet t’i zbatojnë ato në mënyrë të përpiktë”, u shpreh Mihail Rokas – ambasador i BE-së.
tag_katrorimaqedoni_2
Në filozofinë e Feng Shui-t, shtëpia nuk është thjesht një vend ku jetojmë. Ajo konsiderohet një hapësirë ku energjia...