BDI ngre dyshime për një tjetër kontratë në MEPSO: Burim Latifi simbol i jotransparencës - Gazeta Express
string(87) "bdi-ngre-dyshime-per-nje-tjeter-kontrate-ne-mepso-burim-latifi-simbol-i-jotransparences"

Maqedoni

Gazeta Express

08/05/2026 15:44

BDI ngre dyshime për një tjetër kontratë në MEPSO: Burim Latifi simbol i jotransparencës

Maqedoni

Gazeta Express

08/05/2026 15:44

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet në MEPSO, duke akuzuar drejtues të afërt me VLEN-in për lidhje të kontratave të dyshimta me kompaninë ELNOS BL DOOEL Shkup. Nga partia opozitare thonë se në opinion ka dalë edhe një kontratë tjetër, e cila sipas tyre thellon dyshimet për keqpërdorime dhe mungesë transparence në procedurat tenderuese të institucionit.
Sipas BDI-së, bëhet fjalë për kontratën me numër 23817/2025, të nënshkruar më 8 korrik 2025, për furnizim me pajisje, ndërmjet MEPSO-s dhe kompanisë ELNOS BL DOOEL Shkup, kompani që opozita e lidh me struktura të afërta me Milorad Dodikun nga Republika Srpska.

Reagimi i plotë i BDI-së:

BDI: Kontratë e re – e dyta me radhë me dyshime të reja për Burim Latifin, i cili sërish është në qendër të skandalit në MEPSO

Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin publik se ka dalë në dritë edhe një kontratë tjetër e lidhur me kompaninë ELNOS BL, e nënshkruar në kuadër të një furnizimi publik të MEPSO-s, institucion i udhëhequr nga kuadro të afërta me VLEN-in.

Sipas Kontratës me numër 23817/2025, e nënshkruar më 08.07.2025, MEPSO ka lidhur kontratë për furnizim me pajisje me kompaninë ELNOS BL DOOEL Shkup, kompani e afërt me Milorad Dodikun nga Republika Srpska, kompani e cila tashmë prej disa ditësh ndodhet në qendër të opinionit publik për shkak të dyshimeve për dëme milionëshe dhe procedura të dyshimta tenderuese.

E pyesim Burim Latifin:

• Pse sërish të njëjtat kompani fitojnë kontrata nga MEPSO?
• Sipas cilave kritere është përzgjedhur operatori ekonomik?
• A është bërë kontroll i plotë i kompanisë dhe kapaciteteve të saj?
• Kush do të mbajë përgjegjësi nëse vërtetohen dyshimet për keqpërdorime?

Në vend të transparencës, opinioni publik po sheh heshtje, fshehje dhe panik. Burim Latifi tashmë prej ditësh shmang përgjigjet ndaj pyetjeve që lidhen me këto kontrata, ndërsa institucionet heshtin përballë indikacioneve serioze për keqpërdorim të mundshëm të mjeteve shtetërore.

BDI kërkon:

• Hetim urgjent dhe të pavarur për të gjitha kontratat e lidhura me ELNOS BL;
• Publikimin e të gjithë dokumentacionit tenderues;
• Përgjegjësi politike dhe penale nëse konstatohen paligjshmëri.

Qytetarët meritojnë përgjigje, jo heshtje. Skandali në MEPSO po bëhet gjithnjë e më i thellë, ndërsa Burim Latifi po mbetet gjithnjë e më shumë simbol i jotransparencës dhe kontratave të dyshimta, si dhe person që bashkëpunon dhe lidh kontrata të dyshimta e jotransparente me kompani të afërta me Milorad Dodikun.

Advertisement
Advertisement
Advertisement