Baton Haxhiu godet Petrovcin dhe Adelina Ismailin: Emision pa shije, Enveri humbi privilegjet - Gazeta Express
string(91) "baton-haxhiu-godet-petrovcin-dhe-adelina-ismailin-emision-pa-shije-enveri-humbi-privilegjet"

Baton Haxhiu godet Petrovcin dhe Adelina Ismailin: Emision pa shije, Enveri humbi privilegjet

Lajme

Gazeta Express

26/03/2024 21:12

Aktori Enver Petrovci kishte lëshuar një deklaratë në emisionin Show i së premtes me Adelina Ismailin”, gjë që ka ngjallur reagime të shumta.

Kjo pasi Petrovci atakoi ish-krerët e UÇK-së, që sipas aktorit “pa luftë nuk do të ishin askushi”.

Lexo Edhe:

Këtë deklaratë e ka komentuar gazetari Baton Haxhiu, në emisionin ‘Pressing” të T7, të martën.

Haxhiu beson se Petrovci “i ka humbur privilegjet”, por ai kritikën e drejtoi edhe te autorja e emisionit Adelina e Ismailit që sipas Haxhiut kishte “pyetje pa shije”.

“Në politikë, siç ishin pyetjet e Adelina Ismailit të pashije, të padije, dhe vetëm televizionet mund t’i japin asaj kuptimin e një showi, normalisht edhe përgjigjet derivojnë me aq lehtësi dhe shpërfillje për gjithë atë që ka ndodhur në Kosovë”.

“Enver Petrovci është njëfar simpatomi fytyre politike që është mbjellur në Kosovë një narracion që Kosova është shkatërruar për 20 vjet dhe ky narracion realisht doli nga Enver Petrovci. Për arsyeje se në një moment të caktuar këta njerëz i kanë humbur privilegjet”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta Express