Basketbollisti kosovar rrëfen për përvojën e tij në ShBA - Gazeta Express
string(56) "basketbollisti-kosovar-rrefen-per-pervojen-e-tij-ne-shba"

Basketbollisti kosovar rrëfen për përvojën e tij në ShBA

Gazeta Express

04/08/2020 15:51

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë disa lojtarë/e të Kosovës që po paraqiten me sukses e njëri ndër ta është edhe talenti Rron Ukaj.

Basketbollisti pejan me Kosovën U-18 më 2018 kishte fituar Kampionatin Evropian, Divizioni C, ku ishte shpallur MVP i Evropianit. Ai gjithashtu ka luajtur për Kosovën U20 dhe është grumbulluar nga Përfaqësuesja e Kosovës A.

Lexo Edhe:

Ukaj flet për karrierën e tij në SHBA. “Që 1 vit kam ardhur në Amerikë për të luajtur basketboll në kolegj. Viti i parë ishte paksa i vështirë në fillim, sepse dallon basketbolli amerikan nga ai evropian”.

“Në vitin e parë kam luajtur në D1 Junior College ose NJCAA në Southeastern Community College në Iowa. Ishte një edicion i mirë, si për skuadrën ashtu edhe për mua personalisht. Pas vitit të parë kam marrë ofertë nga Eastern Florida State D1 “NJCAA” që është njëri ndër 5 Junior College më të mira në SHBA dhe kam vendosur të shkoj të luaj aty”.

“Synimi im pas këtij viti është të dal në D1 NCAA, dhe me punë e përkushtim do të arrijë këtë qëllim”.

“Të luaj për Kosovën është nder dhe përgjegjësi e madhe, sepse je duke përfaqësuar shtetin tënd në arenën ndërkombëtare”, është shprehur Ukaj për faqen zyrtare të FBK-së.