Pritja mori fund. Tetë skuadrat e Superligës do të jenë në aksion.
Tetë skuadra në katër qytete do të luftojnë për trofeun e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Takimet e para çerekfinale zhvillohen më 21 tetor në Gjakovë, ku do të përballen Rahoveci – Trepça dhe Sigal Prishtina – Vëllaznimi dhe fituesit do të luajnë në gjysmëfinale.
Më 22 tetor do të takohen Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni dhe Peja – Bashkimi.
Këto takime zhvillohen në Prizren dhe fituesit do të përballen në gjysmëfinale.
Ndërkohë, gjysmëfinalet do të zhvillohen më 23 tetor në Suharekë.
Peja është qyteti mikpritës i finaleve.
Fillimisht nga ora 14:00 do të ndeshen Bashkimi – Kosovahome Prishtina në finalen e femrave, derisa nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja në konkurrencën e meshkujve.
Në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona nga të dyja skuadrat dhe zyrtarët tjerë.
Të gjitha klubet janë të obliguara ta respektojnë Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit, që i është dërguar klubeve dhe ndodhet edhe në uebsajtin zyrtar të FBK-së. /Gazeta Express/
Orari
17:00 Rahoveci – Trepça
19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi
17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni
19:30 Peja – Bashkimi
Gjysmëfinalja I: 17:00 Fituesi i Grupit A-B
Gjysmëfinalja II: 19:30 Fituesi i Grupit C-D
Finalja Femrat: 14:00 Bashkimi – Kosovahome Prishtina
Finalja Meshkujt ora 17:00