Bashkimi – Prishtina, derbi i mesjavës - Gazeta Express
string(35) "bashkimi-prishtina-derbi-i-mesjaves"

Basketboll

Gazeta Express

19/03/2024 21:24

Bashkimi – Prishtina, derbi i mesjavës

Basketboll

Gazeta Express

19/03/2024 21:24

Nuk ka pushim për Superligën e Kosovës në basketboll, në mesjavë zhvillohet xhiroja e 26-të.

Ndeshja kryesore e kësaj mesjave do të jetë mes Bashkimit e Sigal Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Me fitoren xhiron e kaluar ndaj Prizrenit, Bashkimi e ka siguruar një vend për në “Play Off”.

Në anën tjetër, Prishtina në tri xhirot e mbetura do kërkojë të shkojë më lartë se vendi i katërt ku është momentalisht.

Kjo përballje luhet të mërkurën e bashkë me të edhe sfida mes Golden Eagle Yllit e Vëllaznimit. Që të dy skuadrat e kanë siguruar “Play Off-in”.

Ylli po lufton për pozitën e dytë, momentalisht është i tretit, kurse gjakovarët kërkojnë ta ruajnë vendin e pestë.

Të enjten luan lideri i Superligës, Trepça që e pret Prizrenin. Mitrovicasit edicionin e rregullt do ta mbyllin të parët në tabelë.

Kurse, prizrenasit tashmë i kanë humbur gjasat për “Play Off” dhe do të luajnë në barazh për të mbetur në elitë edhe për një sezon.

Skuadra më e dobët e këtij edicioni, Istogu që ka vetëm një fitore e pret Pejën super favorite.

Pejanët e kanë në dorë fatin e tyre për vendin e dytë, momentalisht janë aty, por kanë presion nga Ylli. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement