Grant Lozoya nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit.
Klubi prizrenas ka njoftuar zyrtarisht sonte për ndarjen e rrugëve me basketbollistin amerikan, shkruan Gazeta Express.
Ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Njoftimi i plotë nga KB Bashkimi:
“Faleminderit Grant Lozoya!
Klubi njofton se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me lojtarin Grant Lozoya, të cilin e falenderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë suksese ne karierë.
Thank you, Grant !”. /Gazeta Express/