Bashkimi e fiton derbin ndaj Prishtinës - Gazeta Express
string(39) "bashkimi-e-fiton-derbin-ndaj-prishtines"

Basketboll

Gazeta Express

20/03/2024 21:36

Bashkimi e fiton derbin ndaj Prishtinës

Basketboll

Gazeta Express

20/03/2024 21:36

Bashkimi e ka arritur fitoren e parë sezonale ndaj Sigal Prishtinës në xhiron e 26-të nga Superliga e Kosovës.

Portokallinjët kanë triumfuar ndaj kryeqytetasve me rezultat 87-78, në një ndeshje shumë të ngushtë e cila u përcaktua në momentet e fundit.

Prishtinasit fituan ngushtë dy periodat e para, për të mbyllur pjesën e parë me 4 pikë dallim 43-47.

Prishtina e nisi mirë edhe çerekun e tretë, por prizrenasit ndezën motorët në periudhën vendimtare duke e fituar atë 18-13 dhe triumfuan në fund.

Lejson Zeqiri ishte lojtari më i mirë te Bashkimi me 26 pikë, u ndihmua edhe nga Altin Morina me 16 pikë e Jalan McCloud me 12 sosh.

Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Diamond Stone me 21 pikë e Derrick Ëilson me 17 sosh.

Pas 26 xhirove, Bashkimi gjendet i 5-ti me 11 fitore e 15 humbje, derisa Prishtina mbetet e 4-ta me 15 fitore e 11 humbje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement