Basha: Rama shembi teatrin për të grabitur truallin, do i shtojë shqiptarëve 30 milionë Euro borxh - Gazeta Express
string(96) "basha-rama-shembi-teatrin-per-te-grabitur-truallin-do-i-shtoje-shqiptareve-30-milione-euro-borxh"

Basha: Rama shembi teatrin për të grabitur truallin, do i shtojë shqiptarëve 30 milionë Euro borxh

Gazeta Express

28/05/2020 16:41

Kreu i PD-së, Lulzim Basha reagon sot në lidhje me borxhin që po kërkon qeveria shqiptare për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Basha duke postuar një video shkruan se kriza e thellë ekonomike do të marrë fund vetëm kur të largohet Edi Rama.

Lexo Edhe:

“Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.

I babëzituri nuk do t’ja dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN”, shkruan Basha.