Bardhi: Rama harxhoi 100 mijë euro për një fluturim në Paris - Gazeta Express
string(59) "bardhi-rama-harxhoi-100-mije-euro-per-nje-fluturim-ne-paris"

Gazeta Express

31/05/2020 16:21

Bardhi: Rama harxhoi 100 mijë euro për një fluturim në Paris

Gazeta Express

31/05/2020 16:21

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, ka hedhur akuza në drejtim të Edi Ramës duke thënë se ka shpenzuar 100 mijë euro në një udhëtim të kryer përmes Air Albania.

“Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi. Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale? Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?

Lexo Edhe:

Ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen ai përdor avionin e shtetit shqiptar për arsye personale. Si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë? RAMAVIRUSI që ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, që ka varfëruar dhe lënë të papunë shumicën e tyre, shpërdoron fondet publike për interesa personale. Shqipëria nuk është pashalleku i Edit të Surrelit. Mosha dhe zullumet e kanë plakur autokratin në ikje, që po braktiset çdo ditë nga qytetarët e ndershëm shqiptarë”, u shpreh Bardhi./Express