Barça s'i paguan 111 milionë euro për Lautaron - Gazeta Express
string(45) "barca-si-paguan-111-milione-euro-per-lautaron"

Gazeta Express

07/07/2020 16:40

Barça s’i paguan 111 milionë euro për Lautaron

Gazeta Express

07/07/2020 16:40

Gjiganti katalunas mbetet i interesuar për sulmuesin argjentinas, por e do atë më lirë

Barcelona nuk e ka ndërmend ta paguajë klauzolën e shkëputjes së kontratës së Lautaro Martinezit, e cila kushton 111 milionë euro.

Lexo Edhe:

Gjiganti katalunas megjithatë vazhdon të mbetet i interesuar për sulmuesin argjentinas, shkruan Gazeta Express.

Barça është e gatshme t’i ofrojë dy futbollistë plus para për Lautaron, kurse Interi preferon vetëm ta shesë atë.

Klauzola e Martinezit do të skadojë shpejt dhe kampioni spanjoll shpreson që më pas ta marrë atë më lirë.

Lautaro ka impresionuar këtë sezon me Interin, ndërsa dëshirë e tij është transferimi në “Camp Nou”, ku dëshiron të luajë me Leo Messin. /Gazeta Express/