Tërmeti i frikshëm që goditi Turqinë pak ditë më parë, solli në vëmendjen tonë edhe tërmetin që goditi Shqipërinë në 2019 ku humbën jetën 51 persona.
Ndër qytetet më të prekura në Shqipëri asokohe ishte edhe Laçi, ku qeveria turke ndërtoi disa pallate për strehimin e personave që banesat ju dëmtuan nga tërmeti.
Sot qytetarët e Laçit u shprehën të gatshëm për të mbajtur në banesat e tyre shtetas turq të prekur nga tërmeti. Kjo sipas tyre ishte në shenjë falenderimi për financimin e projektit të rindërtimit në qytet nga qeveria turke.
Qytetarët u shfaqën të prekur dhe u shprehën se Shqipëria duhet të ndihmojë sa të mundet popullin turk.
“Na u rikujtuan momentet e tërmetit, se dhe ne i kemi përjetuar vetë. Jemi të prekur se është një fatkeqësi shumë e rëndë që i ndodhi popullit turk. T’i ndihmojmë sa të mundemi”, tha një qytetar.
Qytetarët i shprehën ngushëllime të gjithë shtetasve turq dhe sirianë që humbën familjarët e tyre.
“Në 2019 që ishte një tërmet afërsisht i njëjtë, por me përmasa më shkatërruese në Turqi.
I jam mirënjohës presidentit Erdogan për “Rindërtimin”, i shpreh ngushëllime të gjitha familjeve që kanë humbur të afërmit. Dhe po të qe mundësia aq sa të jetë e mundur t’i ndihmojmë”, tha një tjetër qytetar për Euronews.
Në Bau Market, përfitoni zbritje të jashtëzakonshme për pajisjet efiçiente dhe subvencione nga Qeveria e Kosovës! – Kondicionerë: Subvencion...